Your dream starts with CUNYlogo

MODEL EMAILI PËR KUJDESTARËT

Një Vend në CUNYe Pret Studentin Tuaj — Aplikoni Falas dhe Siguroni Vendin e Tij!

I nderuar Kujdestar,

Jemi të entuziazmuar për gjithçka që studenti juaj ka arritur tashmë në shkollën e mesme të lartë dhe dëshirojmë t’ju informojmë për mundësitë që ka në dispozicion. CUNYofron më shumë se  2,800 programe studimi në 21 kolegje universitare.

E inkurajojmë studentin tuaj të aplikojë në një kolegj katërvjeçar të ³ԹÏÊÓƵ-së. Gjithashtu, studentit tuaj i garantohet një vend në një nga kolegjet e shkëlqyera dyvjeçare të ³ԹÏÊÓƵ-së, për sa kohë që merr diplomën ose ekuivalentin e shkollës së mesme të lartë deri në gushtin e ardhshëm.

Nga 15 shtatori deri më 16 nëntor, studenti juaj mund të aplikojë në ³ԹÏÊÓƵ dhe të kursejë $65!

Nëse studenti juaj ka fituar tashmë kredite të ³ԹÏÊÓƵ-së gjatë shkollës së mesme të lartë, këto kredite kolegji do të llogariten për diplomën e tij në ³ԹÏÊÓƵ. Kreditet e fituara gjatë shkollës së mesme të lartë përfaqësojnë një kursim të përllogaritur prej $210–$305 për kredit*, duke e afruar njëkohësisht studentin tuaj me përfundimin e një diplome në fushën që ka zgjedhur. Planifikoni kalimin e tij me T-Rex, mjeti i ³ԹÏÊÓƵ-së që tregon se si do të transferohen kreditet e studentëve. (Shikoni këtë të shkurtër për të parë se si funksionon transferimi i krediteve). Në T-Rex, zgjidhni “High School to ³ԹÏÊÓƵ” nga menyja në të majtë nëse studenti juaj ka ndjekur College Now, ka marrë Advanced Placement Credit (Kredite për Kurse të Avancuara) (AP) ose ka ndjekur kurse të College Level Examination Program.

*Kursimet e përllogaritura ndryshojnë në varësi të statusit të rezidencës së studentit, institucionit dhe programit të studimit.

Pse Familjet Zgjedhin ³ԹÏÊÓƵ-në

Tarifa të Përballueshme: Me ndihmën e konsiderueshme financiare që është në dispozicion për banorët e Shtetit të Nju Jorkut, shumica e studentëve të ³ԹÏÊÓƵ-së diplomohen pa borxhe. Përdorni për të parë se sa i përballueshëm edukimi në CUNYmund të jetë për familjen tuaj. Filloni tani aplikimin e studentit tuaj për ndihmë financiare.

²ѳܲԻåë²õ¾±: CUNYofron një sërë programesh mbështetëse si ASAP, SEEK, dhe College Discovery, si edhe një gamë të plotë shërbimesh për studentët, për të ofruar ndihmë dhe mbështetje kur nevojitet. CUNYpërgatit të gjithë për të ecur drejt suksesit.

Shërbimet për Aksesueshmërinë: CUNYofron shërbime dhe mbështetje për studentët me aftësi të kufizuara. Duke përdorur Akomodimi i ³ԹÏÊÓƵ-së, sistemin online për të gjitha kolegjet e ³ԹÏÊÓƵ-së, mund të mësoni rreth përshtatjeve dhe t’i kërkoni ato. Studentët që dëshirojnë që dokumentacioni i tyre i arsimit special të ndahet me ³ԹÏÊÓƵ-në duhet të flasin me ekipin e tyre të IEP-së ose të vizitojnë për udhëzime.

Programe që të Përgatisin për Sukses: Shikoni programe me kosto të ulët si CLIP (mbështetje për gjuhën angleze) ose CUNYSTART (program përgatitor akademik për matematikë ose anglisht). Ato janë krijuar për ta ndihmuar studentin tuaj të ndihet më i sigurt dhe më i përgatitur për kolegj.

Përgatitja për Karrierë: Qyteti i Nju Jorkut është një pikënisje e jashtëzakonshme për çdo karrierë dhe CUNYështë e përqendruar në përgatitjen e studentëve për punët e tyre të ëndrrave që nga momenti kur mbërrijnë në kampus. CUNYdo t’i ndihmojë studentët të gjejnë praktika pune me punëdhënësit më të kërkuar të qytetit, si edhe të përfitojnë nga kurse të përshtatura, praktika pune me pagesë, mentorim dhe më shumë.

Një Komunitet Mikpritës: CUNYështë po aq emocionues, i larmishëm dhe mikpritës sa vetë qyteti i Nju Jorkut! Fëmija juaj do t’i bashkohet një komuniteti të larmishëm studentësh nga të gjitha anët e qytetit dhe të botës, ku do të gjejë mundësinë të marrë pjesë në qindra organizata dhe klube ose të luajë sporte në nivelet NCAA ose NJCAA.

Aplikimi në kolegjet e ³ԹÏÊÓƵ-së është falas nga 15 shtatori deri më 16 nëntor, ndaj mos e humbisni këtë mundësi për të kursyer $65.

Gati për të filluar? Vizitoni . Mezi presim ta shohim [STUDENT NAME] në një kampus të ³ԹÏÊÓƵ-së vitin e ardhshëm!

Félix V. Matos Rodríguez
Kancelari i ³ԹÏÊÓƵ-së
Kamar H. Samuels
Kancelari i NYC Public Schools (Shkollave Publike të Nju Jorkut)

Nëse shkolla e mesme e lartë e studentit tuaj është një shkollë FutureReady, ai mund të jetë duke ndjekur një nga drejtimet e mëposhtme: